Site icon PORTALB

Zhernovski tregon se për çfarë duhet të bisedohet për dalje nga kriza politike

Andrej Zhernovski

Andrej Zhernovski

Kryetari i Komunës Qendër, Adrej Zhernovski, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se për çfarë mund të bisedohet, ku tanimë zgjedhjet janë në pikëpyetje, duke theksuar se protestat patjetër duhet të vazhdojnë, njofton Portalb.

“Zgjedhjet janë anuluar dhe tanimë nuk duhet që ata të jenë temë kryesore e bisedimeve. Nuk na duhet edhe një farsë në të cilën Gruevski do ta shkelë “Përzhinon e re”, duke pritur që “Gjykata është populli”, shkruan Zhernovski.

Siç shkruan Zhernovski, tani duhet të bisedohet për:

Sipas Zhernovskit, është mjaft më me tensionet në lidhje me datën e zgjedhjeve, sepse kjo nuk është më e rëndësishme se sa dhënia e llogarisë së Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij për veprat që i kanë kryer, transmeton Portalb.

“Nëse tani nuk i kthejmë institucionet dhe shtetin ligjor, asnjëherë nuk do ta kthejmë përgjegjësinë e politikanëve. Nëse të akuzuarit shpëtojnë nga e drejta, nuk garantohet se kushdo që të jetë në të ardhmen në pushtet nuk do ta përsërisë”, shton Zhernovski duke thënë që për këto arsye edhe protestat patjetër duhet të vazhdojnë, ndërkaq bisedimet të jenë në drejtim të kthimit të institucioneve dhe shtetit ligjor. /Portalb

Exit mobile version