Site icon PORTALB

Maqedoni, gjysma e pagës harxhohet për ushqim

Supermarket

Supermarket

Një amvisëri tek ne harxhon 41 përqind të shportës konsumatore për ushqim, për banim harxhohen 32 përqind, kurse nga shtatë për qind për higjienë dhe transport. Ndërsa për veshmbathje harxhohen gjashtë përqind, kurse për nevoja shëndetësore harxhohen vetëm dy përqind, shkruan gazeta Koha.

Në Maqedoni dhe në shtetet e rajonit dominojnë harxhimet e ushqimit në shpenzimet e përgjithshme në krahasim me harxhimet e tjera mujore të amvisërie. Krahasimi i të ardhurave të ulëta, që nuk mbulojnë as shpenzimet e shportës konsumatore në shtetet fqinje, tregon se të gjithë qytetarët e Ballkanit kanë një standard të ulët jetësor dhe mirëqenie që nuk lejon jetë cilësore.

Analiza e revistës ekonomike “Ekonomist” zbardh se rusët nga banorët e 20 shteteve më të zhvilluara në botë harxhojnë më shumë ushqim dhe për alkool. Amerikanët mbajnë rekordin për harxhimet për shëndetësi. Banorët e Arabisë Saudite japin një të dhjetën e pagës për mobile, ndërsa ato të Koresë së Jugut janë të parët lidhur me shumën që ndajnë për arsim. Ndër shtetet evropiane më së shtrenjti banimin e paguajnë danezët, për shëndetësi më shumë harxhojnë gjermanët, lituanezët harxhojnë më shumë për alkool dhe duhan, ndërsa grekët prijnë për harxhimet në arsim. Në BE harxhimet më të larta për komunale dhe transport me 31 për qind i ka Danimarka dhe më të vogla me 11 për qind i ka Malta. Për mbrojtje shëndetësore më shumë, me 18 për qind ndanë Malta, dhe më pak me tre për qind ndanë Lituania. Bullgaria me 5.6 për qind më shumë ndanë për alkool dhe duhan, ndërsa më pak për këtë ndajnë Danimarka. Greqia me 2.1 për qind më shumë ndanë për arsim karshi harxhimit më të vogël prej 0.5 për qind të Lituanisë. Lidhur me konsumin e amvisërive, Eurostat publikoi të dhënat e detajuara për konsumin në 28 shtete anëtare të BE-së, duke i krahasuar nivelin e konsumit në nivel të BE-së me atë të shteteve të G-20. Harxhimi i të ardhurave është analizuar në bazë të 11 kritereve, si harxhimet për banim, komunale, mjekim, zbavitje, komunikim, arsim dhe ushqim.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në kë link: Gjysma e pagës harxhohet për ushqim

Exit mobile version