Site icon PORTALB

Kisha greke përfshihet nga skandali, prifti vishet si nuse

Kisha greke përfshihet nga skandali, prifti vishet si nuse

Kisha greke përfshihet nga skandali, prifti vishet si nuse

Ka shkaktuar shqetësim të madh për Kishën greke, një skandal që ka shpërthyer ditët e fundit në shtyp dhe në internet, ku protagonistë janë klerikët priftërinj. 

I pari, ishte botimi i fotos së një kleriku të veshur me një fustan nuseje, i ndjekur nga një tjetër i cili thuhet se bën kërkime në web, i zhveshur para kameras. 

Disa ditë më parë u zbulua një tjetër skandal, ku është përfshirë një prift dhe e dashura e tij. 

Gazeta “Akropolis”, e cila ka botuar skandalin, trasmetojnë mediat greke, thotë se peshkopi në fjalë, ka kontaktuar me autorin e reportazhit dhe e ka paralajmëruar atë se do të vrasë veten, nëse bëhet publik emri i tij. Sipas gazetës, peshkopi konfirmoi vërtetësinë e materialit, që sic tha, është regjistruar nën ushtrimin e dhunës. 

Rastet e para të skandaleve me klerikët grekë, kanë shkaktuar shqetësim të madh, ndërkohë që pritet së shpejti një reagim i Kishës, e cila nuk ka komentuar deri më sot. 

Sipas burimeve të gazetës, vëmendja është tani tek mbledhja e Sinodit të Shenjtë javën e ardhshme, ku zyrtarët e Kishës Ortodokse do të diskutojnë si do t’i trajtojnë këto raste. /BalkanWeb/

Exit mobile version