Site icon PORTALB

Mendimi i Adele për Beyonce na zbulon diçka që duhet ditur

Mendimi i Adele për Beyonce

Adele mund të jetë këngëtarja që thyen rekorde, por kjo nuk e ndalon atë të shprehë pa drojë favorizimin për një tjetër mbretëreshë të muzikës si ajo vetë. Këngëtarja 25-vjeçare publikoi dje një foto duke pozuar pranë posterit masiv “Irreplaceable” të Beyoncé-së për të shprehur mendimet e saj mbi Lemonade dhe zbulojmë që është pa fjalë dhe e frymëzuar. A nuk jemi të gjithë?

Ajo ka shkruar një diçiturë poshtë fotos. “Nuk jam me vonesë, kam qenë pa fjalë. Beyonce është personi më frymëzues që kam pasur ndonjëherë kënaqësinë të admiroj. Talenti, bukuria, hiri dhe etika e saj e punës janë të gjitha unike. Faleminderit Zotit për Beyoncé.”

Mendimet e të gjithëve. Mirëserdhe në kosheren e mbretëreshës Bey, Adele. Nëse mendonim që konkurrenca në botën e tyre ishte aq e fortë sa nuk lejonte komplimentet e merituara, ja ku është prova që nuk është e vërtetë, transmeton RevistaClass.

Exit mobile version