Site icon PORTALB

KSHZ i pret listat, liderët të pavendosur, partitë kalkulojnë

Zgjedhjet në Maqedoni

Asnjëra nga partitë deri më tani nuk ka dorëzuar listë të anëtarëve për zgjedhje të anëtarëve komunal zgjedhor, mëson “Meta” nga burimet e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Afati për dorëzimin e listave kalon sonte në mesnatë, transmeton Portalb.

Ashtu siç mëson agjencia e lajmeve “Meta”, VMRO-DPMNE-ja, ka përgatitur listë me emra të anëtarëve dhe pritet që sot të njëjtat t’i dorëzojë në Komisionet Zgjedhore Komunale.

Në lidhje me Komisionet Zgjedhore në përfaqësitë diplomatike – konsulare, nga VMRO-DPMNE dhe BDI, kanë dorëzuar propozime për anëtarë.

Nga LSDM-ja, kategorikisht nuk e kanë ndërmend që ta bëjnë atë, sepse nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Në këtë rast, procedura kërkon që anëtarët e Komisioneve Zgjedhore Komunale të përmbushen nga  radhët e administratës.

Sipas Kodit Zgjedhor, dy nga gjithsej pesë anëtarët zgjedhën nga radhën e partive politike më të mëdha në pushtet dhe opozitë dhe në varësi të përbërjes etnike të vendvotimit.

Sipas afateve kohore të KSHZ-së, partitë politike janë të obliguara që t’i dorëzojnë listat për deputetë më së vonëti deri më 11 maj.

Fushata zgjedhore fillon me 16 maj, ndërkaq mbaron me 3 qershor.

Dje, ishte dita e fundit për mbledhjen e nënshkrimeve për propozim të listave me kandidatët për deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga grupi zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 5 qershorit, por deri te departamentet rajonale të KSHZ-së nuk a arritur asnjë listë.

Nga VMRO-DPMNE-ja ende janë të qëndrimit se zgjedhjet do të mbahet me çdo kusht më 5 qershor, LSDM-ja thotë që do t’i bojkotojë, ndërkaq BDI dhe PDSH taktizojnë dhe nuk japin përgjigje precize. /Portalb

Exit mobile version