Ata kanë paralajmëruar se do t’i bllokojnë rrugët në Kriva Pallankë dhe Obleshevë.
“Në kërkesat tona shikohet mundësia për Maqedoninë në të cilën institucionet do të punojnë për interesat e qytetarëve dhe për nevojat sociale. Do t’i bllokojmë rrugën në Kriva Pallankë në ora 13 dhe në Obleshevë në ora 19. “Nuk ka drejtësi, nuk a paqe”, Maqedonia është në këmbë”, thonë nga organizatorët.
Përndryshe, Lëvizja Civile “#Protestoj” sot do ta mbajë protestën e 16 të “Revolucionit Laraman”, kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov që me 12 prill i fali 56 politikanë dhe bashkëpunëtorë të tyre që janë nën hetime, njofton Portalb.