Prokuroria Themelore Publike e Velesit ka ngritur aktakuzë kundër një anesteziologu dhe dy gjinekologëveobstetër për vdekjen e lehonës në Gjevgjeli, e cila, siç është paralajmëruar, ka vdekur nga ngulfatja nga intubacioni i papërshtatshëm.
Pas zbatimit të procedurës hetimore kundër katër personave, prokuroria themelore publike Veles sot në Gjykatën themelore në Veles parashtroi akuzë kundër T.V. mjek, specialistanesteziolog i punësuar në IPSH Spitali i përgjithshëmGjevgjeli, V.Ç. dhe D.M. mjekë specialistë për gjinekologji dhe obstetrikë të punësuar në IPSH Spitali i përgjithshëmStrumicë. Të akuzuarit ngarkohen se kanë bërë vepër penale “vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve”.
Prokuroria solli urdhër për ndërprerjen e procedurës hetimore që është zhvilluar kundër personit të katërt të dyshuar, i cili në ndërkohë ka vdekur.