Site icon PORTALB

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës uron pranimin në UEFA

Anel Rashka

Lajmin për pranimin e Kosovës, në UEFA e ka pritur me padurim edhe kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Anel Rashkaj.

Rashkaj përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur emocionet e tij duke uruar të gjithë kosovarët për këtë lajm historik, njofton Klan Kosova.

Sipas Rashkajt, pranimi i Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit, UEFA, është tejet e rëndësishme ngase më në fund i janë hapur rrugët lojtarëve të rinj dhe ligës së Kosovës.

Ky është statusi i tij në rrjetin social Facebook:

Exit mobile version