Site icon PORTALB

Metropol evropian i ndërtuar me propagandë partiake

Teksti ne IliriaNews për investimet në Gostivar

[Recension: Mega investime në Gostivar, qyteti shndërrohet në një metropol europian.]

Në vrullin e krizës politike dhe fushatës së hershme joformale parazgjedhore, disa media bëhen pjesë e betejës politike. Një prej ‘taktikave’ është të sulmohet ose të lartësohet ndonjë parti politike ose funksionar, interesat e të cilit janë më të afërta me redaksinë. Kjo disa herë bëhet në mënyrë indirekte ose diskrete, por disa herë as nuk tentohet që të fshihet afërsia e medias ndaj ndonjë subjekti politik ose funksionari të partisë. Ky tekst është një shembull i tillë, dhe nuk do as shumë koment e as analizë për përmabajtjen, pasi që ajo që është shkruar është kryekëput komunikatë promovuese, që shihet nga aeroplani se është gatuar në furrat partiake. Por, këtu nuk ka asgjë për garë politike, por thjeshtë, për promovim artificial.

Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Mega investime në Gostivar, qyteti shndërrohet në një metropol europian.

Data dhe koha e publikimit: 21.04.2016

Data e recensionit: 24.04.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Teksti është i të njëjtës kategori sikur  kumtesat e sektorit për marrëdhënie me publik të komunës, të cilët në çdo mënyrë tentojnë t’i nxjerrin faqen e bardhë institucionit për të cilin punojnë. Është e qartë se autori apo redaksia që e ka publikuar lajmin, të cilin po e recensojmë, ka shkruar për promovim të njërës parti në pushtet, gjë që për një gazetar është që shkruan përmbajtje informative është e papranueshme.

“Viteve të fundit në Komunën e Gostivarit janë realizuar projekte që kushtojnë me miliona euro me qëllim që të përmirsohen kushtet e qytetarëve dhe banorëve të këtij qyteti. Kryetari i kësaj komune, Nevzat Bejta, ka pasur prioritet të lartë rregullimin e infrastrukturës në këtë qytet dhe periferi, ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve, dhe projekteve tjera të cilët janë në dobi të banorëve. Bejta për shkak të një menaxhimi tepër të suksesshëm, arriti që Gostivarin ta shndërroj në një qytet të rregulluar ku funksionon infrastruktura dhe objektet tjera publike me interes të qytetarëve. Dëshmit për investime janë projektet e shumta të cilët realizohen gjatë këtyre viteve nën udhëheqje të kryetarit Nevzat Bejta. Si dëshmi plotësuese janë edhe investimet e fundit të cilët i promovoi dje kryetari Bejta”

Po të mos ishte Nënë Tereza, ndoshta Nevzat Bejta do të shpallej shënjtor, me gjithë ato të mira që sipas këtij shkrimi ua ka ofruar banorëve të Gostivarit, përveçse ndoshta asaj pjese të konsiderueshme, të cilët gjenden në mërgim.

Autori harron një fakt shumë të rëndësishëm për këtë “informatë” se politikani – Nevzat Bejta, kryetari i komunës -Nevzat Bejta, e ka për detyrë që t’i bëjë ato investime (pa hyrë në atë se a i ka bërë vërtetë ato projekte me paratë e qytetarëve, apo një pjesë i kanë bërë mërgimtarët). Ai e ka për obligim, pasi që merr para nga taksapaguesit që paguajnë për të marrë në kthim zhvillimin e denjë për jetë.

Ja disa nga projektet që e kanë shndërruar Gostivarin në “metropol evropian”:

Cilat prej këtyre “investimeve”  në vazhdim kanë ngjashmëri me metropolet? Cila është nevoja që të hiperbolizohet ndërtimi i gjërave elementare për jetë që çdo vend normal i posedon, pa pasur nevojë të ketë epitetin e “metropolit”? Autori ose redaksia që e ka shkruar këtë lajm në rubrikën informative duhet të kujtohen se: “Gazetari nuk guxon të shfrytëzojë mediumin për publikimin ose fshehjen e informatave për përfitimin e të mirave për vetveten. Ryshfeti, korrupsioni dhe reketi janë të gjëra të papërputhshme me profesionin e gazetarit. Nuk guxon të lejohet që reklamimi dhe motivet tjera komerciale të kenë influencë mbi lirinë e informimit. Duhet pasur dallim mes reklamimit dhe tekstit gazetaresk me ilustrim”, pasi që, nëse kanë hyrë në profesionin e gazetarisë, janë zotuar për t’i respektuar normat dhe rregullat e raportimit profesional dhe të paanshëm të theksuara në Kodeksin e Gazetarëve të Maqedonisë.

 

 

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version