Site icon PORTALB

Lëndohet një tetovar gjatë rrëzimit nga kulmi

Punëtor, papunësi, ndërtimtari

Ilustrim

Njëzet e njëvjeçari M.A. nga Tetova dje mori lëndime të rënda trupore gjatë rrëzimit nga kulmi.

Siç informon MPB, dje në orën 13:10 në SP-Tetovë është lajmëruar SH.N. (32) nga fshati Xhepçishtë, pronar i ndërmarrjes për kryerjen e punëve ndërtimore të kontruksioneve kulm ore me llamarinë dhe ka paraqitur se nga ana e M.A.(21) nga Tetova, ka qenë i angazhuar të kryejë punë ndërtimore.
Derisa kanë punuar në konstruksionin kulmor të objektit, M.A. është ngritur në kulm për ta mbikëqyrur punën e tyre dhe në një moment derisa ka biseduar në telefon celular, nga pakujdesia ka shkelur në një tabelë të vjetër lesoniti e cila është thyer, me ç’rast ka rënë nga një lartësi prej rreth 6-7 metrave në bazë betoni.
Nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore i lënduari me autoambulancë është dërguar në Spitalin klinik – Tetovë dhe pas ofrimit të ndihmës së mjekëve, për shkak të seriozitetit të lëndimeve në pjesën e kokës dhe në trup, është transferuar në Qendrën urgjente – Shkup.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB-Tetovë
Exit mobile version