Site icon PORTALB

SHBA, protesta para Shtëpisë së Bardhë kundër valës së re të sulmeve në Siri

Protesta para Shtepise se Bardhe

Para Shtëpisë së Bardhë në qendër të Washingtonit dje u mbajtën protesta paqësore kundër sulmeve ajrore disa ditore nga forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe forcave ruse të kryera në zonën e Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra e demonstrues mbanin flamujt e SHBA-ve dhe Sirisë, dhe pankarta me mesazhe si “Halepi po digjet, po digjemi dhe ne” dhe “Populli i Sirisë nuk është i vetëm”.

Demonstruesit me qirinj të ndezur shkruanin mesazhin “Shpëtoni Halep-in” duke brohoritur “Rroftë Sirina” dhe “Liri për Sirinë”.

 

Exit mobile version