Edhe Barca shijoi disfatën (Video)

Barcelona duket se pa super yllin argjentinas, Lionel Messi nuk po arrin rezultate të kënaqshme.

Pasi u mposht ditë më parë në Ligën e Kampioneve nga Ajax, Barça sërish pësoi humbje, por kësaj rradhe në xhiron e 15-të të La Ligas spanjolle.

‘Katalonasit’ janë mposhtur si mysafirë të skuadrës baske të Athletico Bilbaos me rezultat prej 1:0.
Megjithëse te dyja ekipet u munduan të realizonin gol, rrjetat e ekipeve respektive heshtën në saje të portierëve, Iraizos të Bilbaos si dhe atij të Barcelonës Pinto, të cilët me intervenimet e tyre nuk lejuan të mposhtën portat e tyre deri në minutën e 70-të.

Ishte pikërisht mesfushori fantastik spanjoll, Iker Munain, i cili realizoi golin e fitores njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes dhe me këtë rast vulosi edhe rezultatin përfundimtar, atë prej 1:0 për Bilbaon. 
Me gjithë këtë humbje, Barcelona mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle me 40 pikë, ndërsa Bilbao ngjitet në vendin e katërt me 29 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button