Site icon PORTALB

Klitschko: Në Kiev po vendoset e ardhmja

Protestuesit në kryeqytetin Kiev të Ukrainës

Protestuesit në kryeqytetin Kiev të Ukrainës

Protestuesit në kryeqytetin Kiev të Ukrainës janë shprehur të vendosur për të dalë në rrugë për të kërkuar përsëri që qeveria e presidentit, Viktor Yanukovich, të paraqes dorëheqje, për shkak të refuzimit për ta nënshkruar marrëveshjen për lidhje më të afërta me Bashkimin Evropian.

Kampioni i boksit në kategorinë e rëndë dhe lideri i partisë opozitare Udar (Goditja), Vitali Klitschko, ka kërkuar nga shtetasit e Ukrainës, që të udhëtojnë për në Kiev, ku “po vendoset e ardhmja” e këtij vendi.

Dje, së paku 100 mijë njerëz e kanë injoruar ndalesën e qeverisë dhe kanë demonstruar në Kiev.

Tensionet në Ukrainë janë shtuar, prej se presidenti, Viktor Yanukovich, muajin e kaluar, ka shpallur se nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen për Asocim me Bashkimin Evropian.

Në protestat e djeshme ka pasur dhunë, pasi policia është përleshur me protestuesit, të cilët ishin përpjekur të depërtonin në bllokadën e policisë me një buldozer, i nisur në drejtim të presidencës

Exit mobile version