Site icon PORTALB

Dëmtohet zyra e VMRO-DPMNE-së në Shkup

MPB

MPB

Persona të panjohur mbrëmjen e djeshme kanë dëmtuar zyrën e partisë politike VMRO-DPMNE në rrugën “Vostaniqka” në Shkup.

Siç informojnë nga MPB, mbrëmë rreth orës 1.30, në polici është denoncuar se në objektin në rrugën “Vostaniqka” ku është vendosur selia e partisë “VMRO-DPMNE”, nga ana e disa personave të panjohur janë thyer xhamat e derë së hyrjes dhe dritaret anësore nga të dyja anët e derës.

Policia po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Exit mobile version