Site icon PORTALB

Armëpushim i pjesshëm në Siri

Siri

Armëpushimi i pjesshëm i njohur si “regjim për paqe” ka hyrë në fuqi në shumicën e vendeve në Siri, me përjashtim të qytetit të dytë të ndarë të Aleppos, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Armëpushimi i lajmëruar nga ushtria siriane, u fut në funksion në dy zona një orë pas mesnatës të premten, në kohë lokale.

Në një deklarate thuhet që armëpushimi do të zgjasë 24 orë në Damaskus si dhe regjionin lindor Ghouta, jashtë kryeqytetit. Ndërsa në provincë Latakia do të zgjasë për 72 orë.

Nuk ka pasur shpjegime pse armëpushimi është i përkohshëm.

Exit mobile version