Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 35 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmet ajrore të avionëve të regjimit sirian në rajonin e Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmet janë kryer në një zonë të kontrolluar nga opozita siriane.
Punonjësi i një OJQ-je në Halep, Ibrahim Ebu Leys, deklaroi për AA se avionët kishin kryer sulme në rreth 20 lokacione të ndryshme në Katirc, Merc, Meshed, Sukkeri, Firdevs dhe Mesakin el-Firdev në Halep.