Site icon PORTALB

Për festët e Pashkëve, mbrojtje shëndetësore 24­orëshe

Mjek, foto ilustrim

­ Shërbimet e Shtëpisë së shëndetit Shkup gjatë ditëve festive do të sigurojnë mbrojtje shëndetësore 24­orëshe përmes pikave kujdestare të natës në Poliklinikën Idadia, Çento, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizarë, Draçevë.

Shërbimi specialist kujdestar në Poliklinikën Bukuresht nesër do të punojë prej orës 8:00 deri në orën 16:00, ndërsa Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore do të punojë 24 orë.

Në pajtim me periudhën e kaluar të agjërimit rekomandohet që qytetarët të kenë kujdes me ushqimin me prejardhje të kafshëve dhe konsumimin e alkoolit para së gjithash për shkaqe shëndetësore, si dhe për shkak të sigurisë në komunikacion, informojnë nga Shtëpia e shëndetit Shkup. ab/09:55

Exit mobile version