Site icon PORTALB

Plenumi Studentor: Politikanët falen, studentët arrestohen

Plenumi Studentor

Plenumi Studentor

Pas arrestimit të dy anëtarëve të Plenumi Studentor gjatë protestave, nga Plenumi akuzojnë Qeverinë për drejtësi selektive, njofton RTVM2.

Sipas Plenumit, presidenti fali 56 politikanë, e nga ana tjetër studentët quhen huliganë dhe arrestohen vetëm sepse shprehin mendimin e tyre të lirë.

“Që në ditën e dytë të protestave u arrestuan me forcë pa arsye dy anëtarë të Plenumit Studentor. Ndaj njërit prej tyre u përdor edhe forcë e tepruar dhe ai u lëndua. Javën e kaluar edhe një anëtar i Plenumit Studentor u thirr në bisedë informative dhe të njëjtit iu shqiptua masa e paraburgimit shtëpiak prej 8 ditësh, ndërsa dje kjo masë është vazhduar edhe për 30 ditë të tjera.”- deklaroi Orhan Sulejmani nga Plenumi Studentor.

Exit mobile version