Site icon PORTALB

BDI nuk shkon ne zgjedhje pa LSDM-në (VIDEO)

Bujar Osmani

Bujar Osmani

BDI nuk do të shkojë në zgjedhje nëse në proces nuk marrin pjesë të gjitha subjektet politike. Këtë e tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në programin “200”, të Alsat M.

Ai iu përgjigj pyetjes së drejtpërdrejtë nëse BDI do merrte pjesë në një proces zgjedhor në të cilën LSDM nuk do të merrte pjesë. Osmani tha se partia e tij ka ofruar disa alternativa për zgjidhjen e krizës.

I ftuari nga radhët e PDSH-së, Bekim Fazlu, tha se për partinë e tij më i rëndësishëm është procesi i rregullt zgjedhor se sa data e mbajtjes së tyre. I pyetur direkt nëse përfaqësuesi i PDSH-së në KSHZ do të votojë kundër mbajtjes së zgjedhjeve, nuk dha përgjigje të prerë.

Emisionin e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

Exit mobile version