Britaniku shndërron Fordin në FerrariNjë shtetas britanik dëshironte të kishte një Ferrari, por në pamundësi për t’a blerë, ai ndërtoi vetë një të tillë.
Shaban Din, automjetin e tij, Ford Cougar, që kushtonte vetëm 1 mijë euro e shndërroi në një imitim të Ferrari 458 Italia.Kur del në rrugë, Fordrrari arrin vetëm 225 kilometra dhe kap 100 kilometra në orë për 8.6 sekonda.
Ndërsa një Ferrari i vërtetë ka 570 kuaj fuqi, kap 100 kilometra në orë për 3.4 sekonda dhe arrin shpejtësinë maksimale 325 kilometra në orë.
Britaniku jo vetëm që realizoi ëndrrën e tij për të pasur Ferrari, por i erdhi edhe një ofertë nga një tregtar makinash në Bradford, i cili i ka ofruar 40 mijë euro për t’ia blerë makinën.