Site icon PORTALB

Tetovë, përfundon e qetë protesta, vazhdon të mërkuren (FOTO+VIDEO)

Protesta në Tetovë 26.04.2016

(E plotësuar) – Ka përfunduar e qetë protesta në Tetovë e organizuar nga sektori civil #Protestoj.

Qindra qytetarë dolën në rrugë për të protestuar kundër vendimit të presidentit Ivanov për falje. Ata gjithashtu kërkuan dorëheqjen e menjëherhsme të presidentit Ivanov.

Protestuesit njoftuan se protesta do të vazhdojë sërish të mërkurën para Gjykatës Themelore në Tetovë./ Portalb

(Video nga protesta në Tetovë përpara zyrës së Ivanov)

19:45 – Protestuesit me thirrje “Fatime Fetai” kaluan qendrën dhe shkojnë para zyrës së presidentit Ivanov.

 

19:37 – Protestuesit në këto momente janë nisur drejt qendrës së Tetovës.

19:33 – Edhe në këto momente vazhdon protesta para Gjykatës Themelore në Tetovë. Në protestë marrin pjesë shqiptarë, maqedonas, rom e turq.
“Pa drejtësi nuk ka qetësi” – bërtasin protestuesit.

19:10 – Dhjetra qytetarë tashmë kanë filluar protestën edhe në qytetin e Tetovës për të protestuar kundër vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Protesta e organizuar nga lëvizja civile #Protestoj kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Ivanov./ Portalb

Exit mobile version