Në autostradën Tetovë – Shkup ka ndodhur një aksident i tmerrshëm. Një motoçiklist ka godetur një qen duke e lënë të ngordhur në vend, por fatmirësisht motoristi kaloi pa lëndime serioze.
Dhe në momentin teksa ishte duke u filmuar aksidenti i parë nga një person rasti, ndodhi diçka e paparë dhe e papritur, regjistrohet momenti kur makina godet një qen tjetër, duke e fluturar atë disa metra larg, por qeni çohet dhe vazhdon rrugën e tij. Fatmirësisht nga dy aksidentet nuk ka të lënduar.
Mbetet e paqartë pse kompetentët e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” nuk kujdesen dhe të ndërmarrin masa për sigurinë e vozitësve në këtë autostradë pasi që shpesh aksidentet e ndryshme në këtë rrugë shkaktohen nga dalja e kafshëve në autostradë.