Site icon PORTALB

Të burgosurat nuk heqin dorë nga greva, “të na fal Ivanovi ashtu si i fali 56 funksionarë”

Burgu i Idrizovës

Burgu i Idrizovës

Të burgosurat në burgun e Idrizovës e shtynë pas festës së 1 majit grevën e paralajmëruar të urisë sepse shumë prej tyre do të marrin fundjavë të lirë dhe nuk do të jenë në burg. Burime të Alsat M thonë se të burgosurat nuk kanë hequr dorë nga kërkesa për falje dhe se do të kërkojnë mënyra që presidenti Gjorge Ivanov ti falë, ashtu sikurse i ka falur politikanët. Madje është e mundur që si mjet presioni dhe solidariteti ndaj të burgosurave, pas festës të hyjnë në grevë edhe familjarët e tyre para burgut.

Të premten, Ivanov njoftoi me letër se ka refuzuar kërkesën për falje të pjesshme dhe ulje të dënimeve të 105 të burgosurave në Idrizovë, dhe i udhëzoi që të kërkojnë falje me procedurë të rregullt. Kërkesë për falje kanë ngritur gjithsej 2.200 të burgosur të cilët kërkojnë ulje në 30 deri në 50 për qind të dënimit, për shkak se presidenti ka falur 56 funksionarë.

Exit mobile version