Politikanët shqiptarë si mafia!
Jashtëzakonisht është e turpshme nëse politikanët kosovarë ndërtojnë vila dhe ngasin vetura luksoze, ndonëse është e qartë se këto shpenzime nuk mund t’i përballojnë nga të ardhurat legjitime.
Kështu shprehet gjatë një interviste për “Zërin” ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke shtuar se një nivel i caktuar i korrupsionit është duke u toleruar, ndonëse kjo nuk është pritur të ndodhë në Kosovë.
Absurditeti, sipas tij, është se politikanët të cilët zyrtarisht marrin vetëm një pagë dhe janë bërë milionerë brenda natës, arsyetohen se të hollat për këtë jetë luksoze ua ka dërguar një kushëri që jeton në Zvicër! /Zëri/




