Site icon PORTALB

Përfshihen nga zjarri dy automjete në Shkup

Digjen dy vetura

Dy automjete mbrëmë në rrugën “Esperanto” në Shkup janë përfshirë nga zjarri, raporton MIA.

Zjarri është shkaktuar rreth orës 3 pas mesnate, ndërsa janë djegur automjeti “mitsubishi kolt” me targa të Shkupit, pronë e personit juridik “Mel maks BM” dhe “tojota korola” me targa të Kumanovës pronë e N.S. tek i cili është djegur ana e djathtë e automjetit dhe pjesa e përparme.

Nga ana e Brigadës për mbrojte kundër zjarrit, zjarri është lokalizuar tërësisht, ndërsa ekspertizë në vendin e ngjarjes do të bëhet gjatë ditës së sotme.

Exit mobile version