Site icon PORTALB

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, shpejtësia i merr jetën një vajze të re

Foto/Aksidenti, shpejtësia i merr jetën një vajze të re

Foto/Aksidenti, shpejtësia i merr jetën një vajze të re

Një vajzë e re ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Viktima është Fabiola Qendraj, rreth 23 vjeç dhe banuese Vlorë.

Gjithashtu edhe një 29-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Aksidenti ndodhi pas mesnate, në afërsi të fshatit Leshnicë ku një makinë tip “Mercedes-Benz” me targa AA 282 MG, ka dalë nga rruga.

Ka qenë 23-vjeçarja ajo që drejtonte makinën. I plagosuri është 29-vjeçari E. M., banues në Pogradec, pasagjer në mjet. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti si dhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut, transmeton tvklan.al

Exit mobile version