Organizata qytetare “Protestoj” ka paralajmëruar se sot nuk do të ketë protest në Shkup, raporton Portalb.
“Me protesta vazhdojmë të hënën, ora 18- më shumë në numër, më të kordinuar, me forca të reja dhe energji”, qëndron në kumtesën e tyre.
Java që po kalon u shënua me protesta të njëpasnjëshme, që fillonin nga ora 18,para Prokurorisë Speciale Publike dhe mbaronin te Qeveria e Maqedonisë.