Site icon PORTALB

Xhamia e Tabanocës në prag të rrënimit, vlera shumëshekullore e lënë në mëshirë të fatit

Xhamia në fshatin Tabanoc e ndërtuar diku në vitin 890, shumë kohë para ardhjes së Perandorisë Osmane në Ballkan

Xhamia në fshatin Tabanoc e ndërtuar diku në vitin 890, shumë kohë para ardhjes së Perandorisë Osmane në Ballkan

“Kjo është ndër minaret më të vjetra të xhamive në Ballkan, në të cilën për më shumë se 100 vjet nuk është thirr Ezani. Në ditët e sotme është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse mbrohet me ligj si monument i trashëgimisë kulturore, asgjë deri më sot nuk është bërë për restaurimin e saj.”, shkruan TV 21.

Xhamia shekullore “Koxha Mehmet Bej”, gjendet në fshatin Tabanoc, vetëm pak metra nga pikë-kalimi kufitar me Serbinë. Edhe pse është përskaj autostradës, aktualisht nuk ka rrugë që të shpie në oborrin e saj. Bujqit e zonës kanë lëvruar tokën deri në themelet e xhamisë, duke rrezikuar qëndrueshmërinë dhe reliktet e vjetra të saj. Që nga viti 2008, ajo është edhe në mbrojtje të ligjit si monument i trashëgimisë kulturore. Sipas të dhënave të Muzeut Arkeologjik të Maqedonisë, kjo është njëra nga 38 objektet fetare të mbrojtura me ligj në të gjithë vendin. Andaj, nga Qendra Nacionale për Konservim, është duke u përgatitur projekti për restaurimin e saj. Xhamia është në administrim të Bashkësisë Islame përkatësisht Myftinia e Kumanovës.  Myftiu Abedin Imeri, thotë se duhet të rikthehet në pronësi parcela që i takon xhamisë.

Exit mobile version