Site icon PORTALB

Veten e vrasim përditë

Foto nga Edward Honaker

Veten e vrasim përditë.
Në tavolina
te pista kafenesh.
Në rreshta
të ndytë gazetash.
Në qarqe
prapësish, intrigash.
Vritemi
ne një vdekje të ngadaltë.
Dhe, oh, Zot,
s’arrijmë ta kuptojmë vetëvrasjen tonë.

Vjen pastaj një çast.
Merr revolverin.
Këmbëza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vetëvritet.

 

Poezi nga Bardhyl Londo

Exit mobile version