Site icon PORTALB

Memeti: Të akuzuarit e rastit të Kumanovës dhunohen fizikisht gjatë sjelljes së tyre nga burgu

“Lagjja e Trimave” - Rasti i Kumanovës

Ndaj të akuzuarve të rastit të Kumanovës në vazhdimësi gjatë sjelljes së tyre nga burgu në Gjykatë dhe anasjelltas po ushtohet dhunë fizike dhe psikike. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i popullit i cili dje ka qëndruar në burgun e Shutkës për tu njohur më për së afërmi me gjendjen e të burgosurve të rastit të Kumanovës.

Avokati i popullit Ixhet Mehmeti deklaroi për Alsat-M se edhe përkundër se ka ngritur disa procedura hetimore për maltretim, prokuroria nuk i ka marrë parasysh.

“Me informatat që ekipi që mi dha, pas përfundimit të vizitës që e bëri rezulton se nga deklaratat e personave që ankohen në maltretim se janë keq trajtuar . kemi një situatë që në vazhdimësi ndodh e njëjta dhe ne kemi arsye të bollshme se ata gjatë transportit vazhdojnë të keq trajtohen, ajo ç’na na shqetëson edhe më tepër është mos ndëshkimi i tyre nga na e prokurorisë dhe pse avokati i popullit ka paraqitur disa procedura penale ata nuk hetohen në mënyrë të mirëfilltë nga ana e prokurorit “, tha Ixhet Memeti – avokat i popullit.

Ai thotë se për rastin janë njoftuar edhe ministria e drejtësisë edhe ministria e punëve të brendshme, por deri më tani nuk është marrë asnjë hap.

Exit mobile version