Site icon PORTALB

Edhe nje sukses, “BonBon” e Erës transmetohet në MTV (Video)

Era Istrefi

Era Istrefi dhe suksesi i saj ndërkombëtar tash po merr një dimension tjetër, të përmasave mbarë botërore.

Këngëtarja e cila nënshkroi kohë më parë për Sony Music ka qenë kryetemë e mediave botërore sa i përket veçantisë së saj në performim.

“Bon Bon” e Era Istrefit e krijuar në Kosovë ka shpërthyer duke arritur milionë klikime si në kanalin e Erës shqiptar, ashtu edhe në kanalin e Ultra Music ku fansa nga anë e mbanë bota kanë folur fjalë të mëdha për Erën.

Kënga “Bon Bon” tanime transmetohet në televizionin më të madh në botë në MTV.

Transmetimi i këngës së Erës është bërë në kuadër të hiteve të vitit 2016 që kanë pushtuar botën.

Ky nuk pritet të jetë suksesi i vetëm i Erës, e cila ka në përgatitje disa projekte me producentë vendor e ndërkombëtar, ku ajo së fundmi qëndroi edhe në Londër për një muaj për të punuar pikërisht në projekte muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version