Site icon PORTALB

Volkswagen tërheq nga tregu edhe 630.000 vetura

Volkswagen

Volkswagen

Prodhuesi gjerman i veturave Volkswagen (VW), ka tërhequr nga tregu edhe 630.000 vetura të markës “Porsche”, “Opel”, “Audi” dhe “Mercedes”, në mënyrë që të riparojë softuerin për matjen e emetimit të gazrave, ka bërë të ditur një zyrtar i qeverisë gjermane.

Si pjesë e një hetimi më të gjerë të nivelit të lartë të emetimit të gazrave, qeveria gjermane ka urdhëruar që të kryhen testimet tek një numër i madh i veturave, transmeton Telegrafi.

Volkswagen Group, që zotëron 12 marka, nga Audi deri tek Porsche, Lamborghini, Skoda dhe Seat, në shtator të vitit të kaluar është futur në krizën më të rëndë në historinë e kësaj kompanie, kur edhe u zbulua mashtrimi me emetimin e gazrave në 11 milionë vetura të shitura në mbarë botën.

Exit mobile version