Site icon PORTALB

Avionët rus bombardojnë Halepin, 12 të vdekur

Avionët rus bombardojnë Halepin

Në një sulm të avionëve rus në rajonin e kontrolluar nga opozitarët në Halep, 12 civilë kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetarin e AA, një nga aktivistët e mbrojtjes civile në këtë rajon Ibrahim Ebu Lejs tha se avionët rus kanë bombarduar qendrën e lagjes Tarik el-Bab e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve.

Si pasojë e këtij sulmi 12 civilë kanë mbetur të vrarë, duke përfshirë këtu edhe fëmijë dhe gra, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur, ka thënë Ebu Lejs dhë më pas shtoi se shumë godina janë shembur në këtë rajon.

Exit mobile version