Site icon PORTALB

Ivanov refuzoi që t’i falë gratë e burgosura

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Vendimi i presidentit Gjorge Ivanov, për faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë nën hetim, ka shkaktuar reagim edhe në pjesën e burgut të grave. 105 gra të dënuara nga e hëna përgatisin grevë për shkak që siç thonë për Telma, padrejtësisë që e ka bërë Gjorge Ivanov, por edhe për kushtet në të cilat ata jetojnë, transmeton Portalb.

Ata me letër e kanë rikujtuar presidentin Ivanov se ai është president për të gjithë njëlloj, por edhe i bënë thirrje që ai ta vizitojë burgun në të cilën ata jetojnë.

Në një letër të dërguar në burgun e Idrizovës, presidenti ivanov u shpjegon se faljen e 56 politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre e ka sjellë për të mirën e qytetarëve dhe ka qenë garanci se deri në ditën e zgjedhjeve partitë dhe përkrahësit e tyre nuk do të ndikojnë në procesin zgjedhor.

Në fund të letrës, Ivanov, u rekomandon grave të burgosura që ë kërkojnë falje nëpërmes gjykatave.

Përndryshe, si pasojë e vendimit të presidentit Ivnaov, shteti ka hyrë në krizë edhe më të thellë politike. /Portalb

Exit mobile version