Site icon PORTALB

‘Truri’ i AKR-së braktisë Behgjet Pacollin

Behgjet Pacolli

Behgjet Pacolli

Dështimi i partisë së Behgjet Pacollit, AKR-së për të kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare, bëri që shumë drejtues të kësaj partie të dorëhiqen.

Fadil Ismajli nënkryetar dhe Dardan Gashi zv/president i AKR-së ishin të parët që u larguan nga partia e Pacollit, përcjell ORAinfo.

Së fundmi largimin nga AKR-ja e ka paralajmëruar edhe personi i dytë në këtë parti, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo në një intervistë për mediat elektronike ka thënë se më nuk do të garojë për asnjë post nën ombrellën e partisë së Pacollit.

Sipas saj, këtë po e bën për shkak të parimeve dhe menaxhimit të brendshëm të partisë.

“Përcaktimi im politik lidhet me nivelin qendror e jo me nivelin lokal”, ka thënë ajo.

Largimi i figurave kyçe të AKR-së lë të kuptohet se kjo parti do të këtë shumë vështirë rimëkëmbjen ashtu siç po deklaron lideri i AKR-s Pacolli.

Madje ky i fundit ditë me parë është zotuar në fuqizimin e partisë së tij, duke shpresuar se në zgjedhjet e ardhshme AKR-ja do t’i fitojë te paktën 20 për qind të votave. Sidoqoftë, AKR-ja për dy mandate ka qenë në pushtet, por pavarësisht zotimeve për ndryshime, ato kanë mbetur vetëm fjalë në ajër.

Exit mobile version