Site icon PORTALB

“Maqedonia 2025”: Mosmarrëveshjet politike janë barrierë dhe pengesë për zhvillimin ekonomik

"Maqedonia 2025"

"Maqedonia 2025"

Bordi i Drejtorëve të platformës “Maqedonia 2025”, është thellë e shqetësuar për shkak të vazhdimit të krizës politike dhe vlerëson se vendi nuk guxon të humb kohë me mosmarrëveshjet politike të cilat janë barrierë dhe pengesë të zhvillimit ekonomik, njofton Portalb.mk.

Nga platforma thonë që kriza e dëmton procesin e zvogëlimit të papunësisë, promovimit të eksportit dhe thithjen e investimeve të huaja.

“Të gjithë faktorët politik në vend duhet të fokusohen që të krijojnë vende pune, përmirësim të shërbimeve publike dhe të krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Në kohë të sfidave të mëdha, njerëzit duhet të veprojnë të qetësuar dhe të jenë të përmbajtur nga aktet që janë të dëmshme për mirëqenien e popullit”, thuhet në kumtesën e “Maqedonia 2025”.

Misioni i “Maqedonia 2025”, është në lidhje me zhvillimin e ekonomik të vendit, ndërkaq sipas bordit të platformës nuk mund të kontribuohet për të mirën e Maqedonisë kur në shoqëri ekziston ndarje mes njerëzve. /Portalb

Exit mobile version