Site icon PORTALB

Shkup, një person i vrarë dhe një i plagosur

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një person i vrarë dhe një i plagosur është bilanci tragjik nga ngjarja që ka ndodhur sonte në çajtoren “Xhelo” në lagjen “Çento” të Shkupit. 

Si që bëjnë me dije mediat maqedonase duke u referuar në burime të policisë, një person i maskuar ka hyrë në çajtore dhe disa herë ka krisur me pushkë automatike. Ai më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Jozyrtarisht thuhet se viktima është personi Xhelal Ajeti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18. Policia kryen ekspertizën në vendngjarje ndërsa i lënduari është dërguar në spital. /Portalb

Exit mobile version