Site icon PORTALB

Haradinaj pajton dy familje në hasmëri (VIDEO)

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook në të cilën shihet që ai është pjesë e një pajtimi të dy familjeve në hasmëri.

“Të falësh është burrëri, është trimëri! Burrëri e trimëri pashë sot te Familjet Dukaj e Tolaj nga Drenoci i Deçanit, që ia shtrinë dorën e pajtimit Familjes Gjikolli nga Peja!”, shkruan Haradinaj, transmeton Koha.net.

Haradinaj si simbol unifikues mes dy familjeve e përdorë flamurin kombëtar shqiptar.

Të pranishëm në këtë pajtim ishin edhe zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj.

Exit mobile version