Site icon PORTALB

Spasovski: E kam të pamundësuar që të drejtoj me të gjitha kompetencat në MPB

Oliver Spasovski

Oliver Spasovski

E kam të pamundësuar nga ana e Qeverisë që të drejtoj me të gjitha kompetencat në MPB në këto momente të vështira në shtet, dhe sipas kësaj edhe të përgjigjem për pasojat prej një kaosi të këtillë të krijuar në ministri, informoi në pres konferencën e sotme, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

“ Sipas informacioneve që kam, sekretari shtetëror në MPB e mori rrolin që të drejtoj me MPB. Kjo gjë ligjërisht nuk është e mundshëm dhe me këtë po krijohet një kaos komplet. Unë jam ministër i punëve të brendshme, kam kërkuar që të më pranohet dorëheqja, por kjo nuk ndodhi. Ligji thotë se ende jam ministër i punëve të brendshme dhe për këtë arsye nuk pranoj zgjidhje palijative dhe kombinime të drejtimit të përbashkët me MPB në këtë mënyrë ashtu si ndërmerret. Me këtë nuk mund ta marr as përgjegjësinë për gjendjet që po ndodhin në këto momente të ndjeshme”, sqaroi Spasovski.

Exit mobile version