Site icon PORTALB

Kjo mund t’ju ketë ikur: Përveç himnit kosovar, në Rusi u dëgjua edhe një këngë shqipe (Video) 

Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi sot u shpall kambione evropiane në sportin e xhudos, në Rusi.

Përveç që u dëgjua himni i Kosovës, në sallën në Kazan në mes të Rusisë, u dëgjua edhe një muzikë tjetër me tekst shqip , shkruan lajmi.net.

Pasi Majlinda mposhti francezen, momentin kur u shpall fituesja, në sallë dëgjohet kënga shqiptare “Të ka lali shpirt” nga Silva, Mandi dhe Dafi, vëren lajmi.net

Kjo këngë mban rekordin e këngëve shqiptare, me afër 190 milionë klikime në Youtube dhe ajo është blerë edhe në disa shtete tjera ballkanike, ku është shëndërruar në hit.

Exit mobile version