Site icon PORTALB

Përfundon e qetë edhe protesta e sotme (FOTO-VIDEO)

Protesta në Shkup 21/04/2016

(E plotësuar) – Ka mbaruar protesta e nëntë e organizuar nga OJQ- Protestoj, e cila përkrahet nga shumica e partive opozitare, raporton Portalb.

Edhe dita e sotme ka kaluar qetë. Nuk është shënuar ndonjë incident. Përkundër ditëve tjera, sot forcat policore kanë qenë dukshëm të shtuara.

21:00- Protestuesit tanimë kanë nisur të shpërndahen, para Qeverisë kanë mbetur një numër i vogël i protestuesve.

20:25- Gazetari i Portalb nga terreni njofton se protestuesit e kanë gjuajtur me ngjyra objektin e Qeverisë.

20:00- Dhjetëra mijëra protestues tani janë pozicionuar para Qeverisë.

 

19:45- Për të mos lejuar ndonjë përplasje të mundshme në mes protestuesve dhe kundër- protestuesve policia ka vendosur edhe një kordon policor afër kishës orthodokse. Kështu ka ndaluar protestuesit që të drejtohen ka Kuvendi ku për momentin janë pozicionuar kundër protestuesit.

19:15 – “I ngjyrosim objektet e ndryshme sepse ata nuk janë këtu për historinë tonë, por për kriminalitet. Revulicioni laraman është revolucion i cili i mbledh mendimet e ndryshme. Protestoj sepse s’duam t’i lirojmë kriminelët. Huliganët nuk janë në mesin tonë, por në mesin e atyre që e lejojnë kriminalitetin”, tha studentja, Dollores Popoviq, para protestuesve, raporton Portalb.

18:55- Protestuesit kanë vendosur një binë në udhëkryqin para BE Info Qendrës, prej ku pritet që para masës së protestuesve të deklarohen organizatorët e protestës, raporton Portalb.

 

18:25– Gazetari i Portalb nga terreni njofton se për dallimm nga ditët tjera është shtuar numri i forcave policore. Kujtojmë se për sot është paralajmëruar edhe kundër protest nga Lëvizja qytetare përr mbrojtjen e Maqedonisë GDOM, organizatë kjo që mbron politikat qeveritare. Protesta e tyre është thirrur para Kuvendit, andaj policia ka bllokuar rrugën e protestuesve që nga PSP të nisen drejt kuvendit, ashtu si kanë vepruar ditëve tjera.

 

Protesta, Shkup: 21/04/2016

18:15 – Ka filluar dita e nëntë e protestave në Shkup, kundër vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov për të aboluar politikanë të inkriminuar, raporton Portalb.

Si zakonisht, edhe sot, protestuesit po mblidhen para objektit të Prokurorisë Speciale Publike, si shenjë solidarizimi dhe mbështetje ndaj këtij institucioni që po e lufton krimin institucional në Maqedoni.

“Revolucion laraman”, “Nuk ka falje për kriminelët”, “Shtet policor”, “Mbështetje për PSP-në”, … janë brohoritjet më të shpeshta që dëgjohen nga masa e protestuesve./Portalb

Exit mobile version