Site icon PORTALB

Ivanov: Në vijim janë konsultimet për zgjidhje juridike për faljet

Gjorge Ivanov

Gjorge Ivanov

Në vijim janë konsultimet me ekspertë juridik për gjetjen e zgjidhjes së mundshme juridike lidhur me vendimin për falje­lirim nga ndjekja pa procedurë të zbatuar, deklaroi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

“Siç paralajmërova në fjalimin tim të fundit, ndërkaq lidhur me kërkesat e arritura personale për tërheqje të vendimit për falje­lirim nga ndjekja pa zbatim të procedurës, në rrjedhë janë konsultimet me ekspertë juridik me qëllim të gjetjes së zjidhjes së mundshme juridike”, thekson Ivanov në deklaratën me shkrim.

Prej deri më tani konsultimet e kryera me ekspertë të shquar juridik në shtet, Ivanov informon se “nuk është gjetur bazë juridike për tërheqje të vendimit”.

“Konsultimet vazhdojnë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes. U bëj thirrje edhe liderëve të partive politike, nënshkruesve të Marrëveshjes së Përzhinos, edhe ata të kyçen në këtë proces dhe ofrojnë zgjidhje juridike që do të jetë në harmomizim m Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë”, thotë presidenti Ivanov.

Si edhe deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, thekson presidenti, do të veproj vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë.

“Lidhur me protestat deklaroj se askujt nuk i është shkurtuar e drejta për të shprehur pakënaqësi apo protestë për cilin do veprim të cilit do institucion shtetëror. Por, në realizimin e asaj të drejte bëj thirrje që të mos shkilet rendi dhe qetësia publike dhe të mos shkatërrohet prona shtetërore dhe private”, thekson Ivanov.

Republika e Maqedonisë, siç thotë, është përballur me sfida dhe kriza, por çdoherë ka gjetur zgjidhje përmes dialogut në institucione, duke u udhëhequr para së gjithash nga interesi i qytetarëve dhe interesit shtetëror.

Exit mobile version