Djaloshi 20 vjeçar humbi jetën në komunikacion afër Veleshtës

Vonë në mbrëmje në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër, ka vdekur djaloshi 20 vjeçar i cili rreth orës 22 është lënduar rëndë në një fatkeqësi komunikacioni që ka ndodhur pranë fshatit Veleshtë të Strugës.
Jo zyrtarisht mësohet se djaloshi, ka vozitur me shpejtësi të madhe, veturën e tipit “Golf” dhe më pas është përplasur në një kamion i cili ishte i parkuar.
Policia punon në ndriçimin e rastit.




