Site icon PORTALB

10 ishujt më të bukur në botë (FOTO)

Website “TripAdvisor” ka bërë një klasifikim të 10 ishujve më të bukur në botë dhe më interesant për t’u vizituar. Vendi i parë është zënë nga ishulli Maui në Hauai, njofton TCH.

Ishulli në Oqeanin Paqësor është i famshëm për plazhet përrallore, dy male vullkanike, si dhe për florën dhe faunën që nuk gjendet askund tjetër në planet.

Në vendin e dytë është renditur ishulli grek i Santorinit e në vendin e tretë, është zgjedhur Xhamajka që shtrihet në Karaibe.

Fshatrat me shtëpi të bardha e çati blu, janë vendosur mbi honet vullkanike. Ky është Santorini, ishulli grek, i cili ia detyron panoramën spektakolare, pikërisht shpërthimeve vullkanike. 

10 – Fernando de Noronha, Brazil

9 – Bora Bora

8 – Phuket, Tailandë

7 – Mauritius, Africa

6 – Majorka – Ishujt Baleare

5 – Bali, Indonezi

4 – Providenciales, Turks e Caicos

3 – Xhamajka

2 – Santorini, Greqi

1 – Maui, Havai

Exit mobile version