Site icon PORTALB

Kosovarët lëshojnë, pajtim për kërkesat serbe

Të mërkurën, diku pas orës 3 të mëngjesit, kanë përfunduar takimet maratonike në nivel teknik të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, të cilat kanë pasur për qëllim të tejkalojnë problemet e shkaktuara ditëve të fundit, posaçërisht rreth transportit të mallrave të rrezikshme, kalimit të qytetarëve serbë me letërnjoftime që Kosova i konsideron ilegale, si dhe vizitave të zyrtarëve të Serbisë në territorin e Kosovës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, shkruan “Koha Ditore”.
Sikur ka ndodhur edhe në shumë takime të tilla në të kaluarën, edhe pas këtij takimi palët kanë dhënë interpretime të ndryshme të asaj që është diskutuar dhe për çfarë kanë arritur pajtim.
Ajo që e kanë sqaruar njëlloj ka qenë përshkrimi i bisedimeve si “shumë të rënda dhe të tensionuara”.

 

Exit mobile version