Site icon PORTALB

Veljanovski nuk do të plotësojë kushtet e Zaevit

Trajko Veljanovski

Trajko Veljanovski

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski kumtoi se nuk do ta thërret Kuvendin, që është një prej kushteve të LSDM-së që të merr pjesë në takimin e së premtes në Vjenë.

“Në lidhje me konferencën e shtypit të kreut të LSDM-së, Zoran Zaev nga 20 prilli 2016, ku mes tjerash kërkoi të thirret në seancë plenare Kuvendi i RM-së për anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit, dua ta them këtë: Sipas nenit 63, paragrafi 6 nga Kushtetuta, citoj: “Kuvendi shpërndahet nëse për këtë voton shumica nga numri i përgjithshëm të deputetëve” thuhet në njoftimin e Veljanovskit.

Exit mobile version