Site icon PORTALB

Një histori e trishtë dashurie dhe një sakrificë që pak njerëz do e bënin

Edhe pse Craig dhe Joan Lyons kanë qenë miq për më shumë se 30 vjet, ai i tregoi për ndjenjat e tij vetëm 18 muaj më parë. Në këto 18 muaj, të dy ranë në dashuri me njëri- tjetrin, por gjithashtu zbuluan se Craig kishte kancer pankreatik. Pasi morën vesh lajmin, ata vendosën të bëjnë diçka që do t’i habiste të gjithë. Vendosën të martoheshin. Joan mori vendimin që ditën e dasmës të priste flokët zero, njësoj si bashkëshorti, për t’i treguar mbështetjen e saj.

“Ishte hera e parë që e shikoja Joan pa flokë dhe dukej shumë e bukur, mahnitëse,” tha ai për Daily Mail. “Rashë në dashuri me të sapo e pashë kur ishim vetëm 14 vjeç. Unë isha i turpshëm për t’i treguar si ndihesha, ndërkohë që ajo kishte qenë e martuar dhe më parë, por për mua ka qenë vetëm ajo. Është gruaja e ëndrrave të mia”.

Përveç aktit që bëri për të treguar dashurinë ndaj partnerit të saj, Joan vendosi t’i dhuronte flokët në një qendër për fëmijët e sëmurë me kancer, në mënyrë që t’i ndihmonte edhe ata.

Exit mobile version