Të premten më 22.04.2016 në ora 19:30, në hapësirat e IP Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” – Shkup, nën organizimin e këtij institucioni, do të prezantohet krijimtaria poetike e shkrimtarit nga Republika e Kosovës, Shaip Beqirit, njofton Portalb.
Promotor të kësaj ngjarje do të jenë, Nehas Sopas dhe Ahmet Selmani, ndërkaq vargje të poezive do të interpretojë, Ajla Hajdari.
Nga IP Shtëpia e Kulturës “Koço Racin” – Shkup, i ftojnë të gjithë artdashësit e krijimtarisë letrare që të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore. /Portalb