Site icon PORTALB

Ata që kërkuan bashkimin opozitar , a dëshmuan të kundërtën ?!

Esmir Selmani

Esmir Selmani

Përderisa z.Sela humbi betejën me Thaçin për reformat në PDSH , u detyrua që të themeloj një subjekt tjetër , ku ai do të luante rolin e liderit të tijë.

Unë nuk habitem aspak nga hapat që i bënë , sepse është i njejti stil i të bërit politik si ish lideri i tijë.
Meqënëse në kohën kur Thaçi tradhëtojë profesor Rufiun , më duket identik momenti me z.Veselin (i cili ka problemet mbrenda subjektit të RDK-së).Por , këtu ka edhe një dicka tjetër , atëher protagoniste për shkatrimin e RDK-së ishte edhe BDI , duke ndihmuar PDSH-në kundër dhe në shkrirjen e RDK-s.

Tash , në shumë raste po ndodh e njejta.
BDI , asnjëherë nuk ka kundërshtuar haptazi , me kundër deklarata , me press me … as RDK-në e z .Veselit , e aq më pak Zijadin Selen.Përderisa janë profile të njejta , BDI luan rol kyqë në strategjinë politike në të ashtuquajturës /Aleanca për shqiptarët.
Kam konsideratë të veçantë për të dy të lartëpërmendurit , por veprat dhe punët e tyre dëshmojnë një gjë të tillë.
Pra , dje në 18.04.2016 u dëshmua se Aleanca për shqiptarët , ka qënë vetëm se një pseudonim për bashkim opozitarë , pa parime , por me kushte , të cilët nuk diheshte kush sa meriton.
U bëj apel të gjithëve antarëve , të këtyre subjekteve , ti hapin sytë mirë dhe të analizojnë gjëndjen me syrin pozitiv kritik .
Do të kisha dashtë të themelohen grupet punuese për një platformë unifikuese të qështjes shqiptare, e cila jo vetëm për mua , por për të gjithë shqiptarët do të jetë e pranueshme.
Edhe pse më13 qershor Lëvizja Besa ishte iniciatore për protestat , nuk kishte përkrahjen e këtyre subjekteve.
Nuk dua të zgjasë , bëra vetëm një përkujtim dhe komparacion të vogël të disa ndodhive.
Mos harrojmë të përmendim se , nga themelimi i Lëvizjes Besa , BDI ka akuzuar dhe ka kundërshtuar vetëm këtë subjekt politik.

Ne , ende qëndrojmë me shpresë se punët do të rregullohen , por asesi në menyrë deklarative(me fjalë) , por me vepër (me nënshkrim të marrveshjeve).

Exit mobile version