Tentim për sulm ndaj ish kryetarit të Ohrit
Ish- kryetari i Ohrit, Aleksandar Petreski ka pohuar se mbrëmë ka pasur tentim për sulm ndaj tij, por i ka mohuar informacionet se ai ka pësuar lëndime dhe se ka kërkuar ndihmë në spitalin e Ohrit.
“Kishte tentim të sulmit ndaj meje, por ndjehem mirë. Jam mirë dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë disa media”, ka thënë Petreski.
Ndërsa, policia e Ohrit ka thënë se po ndërmarrin masat e duhura për zbardhjen e plotë të këtij rasti.
“Deri sa të zbardhet tërësisht ky rast nuk do të dalim me informacione plotësuese”, kanë njoftuar nga policia e Ohrit.





